Scholz: Me rëndësi për Kosovën është që dialogu me Serbinë të çohet përpara

Pas takimit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz janë duke mbajtur një konferencë për media.
Ndërkaq, kancelari Scholz ka thënë se krahas marëdhënieve bilaterale ata kanë biseduar edhe për liberalizimin qe ende po mungon dhe pozicionit të Kosovës kundër luftës në Ukrainë.
”Kryeministri Kurti dhe qeveria ka treguar se qëndron në anën tonë dhe të bashkësisë ndërkombëtare. Biseduam për procesin e Berlinit folëm që të rijetësojmë atë për këtë vit. Rajoni duhet të përparojë me 4 marrëveshjet”, tha Scholz.
Sipas Scholz me rëndësi për Kosovën është që dialogu Kosovë- Serbi të qohet përpara, në kohëra si kjo vlerat e lirisë dhe sigurisë bëhen më të qarta.
Tutje Scholz ka shtuar se është me rëndësi krijimi i një marrëveshje gjithëpërfshirëse që qon pëpara, madje sipas tij dialogu është rriga që i hap Kosovës rrugën drejt përspektivës evropiane.
”Një marrëveshje politike është kusht i rëndësishëm për investime dhe vende pune. Marrëveshja në fund duhet te zgjidh cështjen e njohjes në mes dy shteteve”, shtoi tutje Scholz./21Media

Back to top button