Çfarë do të bëjë Gjermania që ta bindë Francën për liberalizim të vizave për Kosovën

Kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë një konference për media në Kosovë u shpreh se do të angazhohen që liberalizimi të vijë sa më shpejt, pasi kushtet siç tha ai janë plotësuar.
Scholz u pyet se çfarë do të bëjë Gjermania që ta bindë Francën për liberalizim të vizave për Kosovën?
Ai u përgjigj se do të diskutojnë në mënyrë që t’i bindin edhe shtetet tjera.
“Ne angazhohemi që liberalizimi të vijë sa më shpejt, pasi kushtet janë plotësuar. Për këtë flasim me të gjithë partnerët që ata t’i hapin mendimet dhe të binden si jemi bindur ne dikur”, tha Scholz./21Media

Back to top button