Votimi në parim i Projektligjit për pagën minimale, Haradinaj: Në parlament është kthyer Rrahman Morina
Pas votimit në parim të Projektligjit për Pagën Minimale, kryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës ka thënë se sot është një ditë e çuditshme për Parlamentin e Kosovës.
Ai ka thënë se sot është parë një fitore e fëmijëve të UDB-së të përkrahur nga Lista Serbe.
“Sot jemi të sigurt që në parlament është kthyer Rrahman Morina, UDB-ja dhe serbët”, ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë se do ta vazhdojnë të mos pajtohet me këtë projektligj,
Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 68 vota pro, dhe gjashtë abstenime Projektligjin për Pagën Minimale./21Media