Papa Françesku: Përdorimi i mercenarëve nga Rusia është monstruoz

Papa Françesku ka thënë se përdorimi i mercenarëve nga Rusia në Ukrainë, duke përfshirë çeçenë dhe sirianë, është “monstruoz”.
Papa këto komente i ka bërë në një artikull në gazetën e përditshme italiane “La Stampa”.
Ai i përshkruan trupat ruse si “të egra dhe mizore”, duke shtuar se ukrainasit “po luftojnë për mbijetesë”.
I pyetur nëse është në favor të presidentit rus, Vladimir Putin, Papa Françesku ka thënë se ai nuk do ta reduktojë kompleksitetin e luftës në një dallim midis “të mirës dhe të keqes”, shkruan BBC.
Ai vazhdon duke thënë se shpreson të takohet me Patriarkun Kirill të Kishës Ortodokse Ruse në shtator në Kazakistan./21Media

Back to top button