Arrestohen Dardan Molliqaj dhe Frashër Krasniqi

Është arrestuar kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj si dhe Frashër Krasniqi e Zgjim Hyseni nga PSD-ja.
Ai është arrestuar, pasi përfundojë protesta e veteranëve të UÇK-së, ku ai, bashkë me anëtarë tjerë të PSD-së merrnin pjesë.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar me Policinë dhe PSD-në, mirëpo të njëjtit ende nuk janë përgjigjur.
Për shkak se Dardan Molliqaj kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe i akuzuari tjetër Fatos Sahiti kanë munguar në seancën e së mërkurës, ka dështuar sërish të nis gjykimi në rastin ku të njëjtit ngarkohen për përleshjen fizike mes tyre dhe deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, pas një debati televiziv më 2019. Ndaj Molliqajt dhe Sahitit, gjykata kishte lëshuar urdhërarrest./21Media

Back to top button