Aksidentohet autobusi, tre të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Gjilan, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:20.
“Ju njoftojme se rreth ores 21:20, ka ndodhur një aksident ku i përfshirë është një autobus, i cili ka këputur telat e rrymës dhe një korsi ka qenë e bllokuar për pak kohë. Sipas hetimeve janë lënduar lehtë tre persona. Me rastin janë duke u marrë njësitet e trafikut rajonal”, ka thënë Hashani./21Media

Back to top button