Aktorja zbulon se ka pësuar 9 aborte: Nuk është gjë e vogël

Sharon Stone ka pësuar nëntë aborte, zbuloi ajo.
Në fillim të kësaj jave, aktorja 64-vjeçare komentoi në një postim të People në Instagram , ku shfaqej një intervistë ekskluzive me Peta Murgatroyd , e cila kohët e fundit foli për humbjen e shtatzënisë ndërsa bashkëshorti i saj, Maks Chmerkovskiy , ishte në Ukrainë.
“Ne, si femra nuk kemi një forum për të diskutuar thellësinë e kësaj humbjeje. Kam humbur nëntë fëmijë nga aborti,” zbuloi Stone, e cila është nënë e tre djemve përmes birësimit: Quinn Kelly, Laird Vonne dhe Roan Joseph.
“Nuk është gjë e vogël, fizikisht apo emocionalisht, por ne jemi bërë të ndiejmë se është diçka për të përballuar vetëm dhe fshehurazi me një lloj ndjesie dështimi, në vend që të marrim dhembshurinë, ndjeshmërinë dhe shërimin aq shumë të nevojshëm, për të cilin kemi nevojë.”, komentoi ajo

Back to top button