Asociacioni, Lajçak: Për atë që është arritur pajtim duhet të zbatohet
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se asociacioni s’është kërkesë e Brukselit, por diçka që janë pajtuar Kosova me Serbinë.
“Është zotimi të cilin e ka pranuar Kosova, përfshirë këtu ratifikimin në Kuvend. Për këtë arsye ka një parim të mirënjohur që thotë se për atë që është pajtuar duhet të zbatohet. Kjo nuk është diçka që Brukseli e kërkon por që janë pajtuar Kosova me Serbinë”, deklaroi në një konferencë për media./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?