Baleti Kombëtar i Kosovës: Esma Mulla shënoi kthesë jetike për vrullin teatror

Ka vdekur sot Esma Mulla, balerina e gjeneratës së parë të balerinëve në Kosovë.
Nga Baleti Kombëtar i Kosovës kanë shprehur ngushëllime familjes së të ndjerës, kolegëve dhe të gjithë miqve.
“E lindur, më 22. 09. 1952, në Pejë. Është njëra nga artistet e Dukagjinit që ka dëshmuar jeh skenik në dërrasat e teatrit, gjersa po sendërtohej kultura e hapit skenik të gjinisë femërore. Ajo ishte brezi i art gjinor, e para e kualifikuar në shkollën e baletit, në Shkup. Në TPK do të hapërojë skenikisht, që nga vitet 1972. Aseti performativ i saj do të shënojë kthesë jetike për vrullin teatror”, kanë shkruar nga Baleti Kombëtar i Kosovës në Facebook.

Tutje në shkrimin e Baletit Kombëtar të Kosovës thuhet se Esma Mulla ishte fabul jetike për një mori rolesh dhe shfaqjesh: “Legjenda mbi ngadhënjimin”, “Vallja pranverore”, “Bolero dhe Shtrausiana”, “Interplay” (Zana), “Coppelia”, “Era dhe Kolona”, “Kënga e Rexhës”, “Romeo dhe Xhulieta”, “Besa”, “Carmen”, “Balloja e Kadetëve”, “Zef Lush Marku”, “Don Kishoti”, “E bukura More”, “Peter Pani”, “Loja e Sizifit”, “Fyelltari”./21Media

Back to top button