Kaloni te përmbajtja kryesore

Muminoviq humbi në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare

Xhudistja kosovare, Erza Muminoviq sot pësoi humbje nga francezja Melanie Vieu, në çerekfinale të kategorisë -48 kg në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.
Muminoviq, siç informoi Komiteti Olimpik i Kosovës, garimin do ta vazhdojë për medaljen e bronztë, të cilën do ta kërkojë përmes repasazhit.
Aktualisht është duke garuar Distria Krasniqi (-52 kg) e pastaj do të garojë edhe xhudistja tjetër, Flaka Loxha (-57 kg)./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button