Rritet numri i rasteve me Covid-19 në Kosovë
Vazhdon rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë. Nga 609 testime të bëra, 213 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me këtë virus në 24 orët e fundit.
Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 35 persona, teksa numri i rasteve aktive ka shkuar në 1 mijë e 244 raste.
Nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.
E sa i përket procesit të vaksinimit, brenda 24-orëve janë vaksinuar 95 persona./21Media
