Regjistrohen 293 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut, në 24 orët e fundit janë kryer 1 mijë e 254 testime dhe janë regjistruar 293 raste me COVID-19 dhe 102 pacientë të shëruar. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive janë regjistruar 81 riinfeksione. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë vdekje, si dhe nuk është regjistruar asnjë vdekje në regjistrin e personave të vdekur me diagnozë COVID-19 në “Termini Im”
Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja, 157 janë në Shkup, Kumanovë dhe Manastir – nga 19, Ohër – 18, Tetovë dhe Veles – 15, Shtip – 11, Prilep – 8, Kavadar – 7, Strumicë – 6, Gostivar – 4, Koçan dhe Negotinë – nga 3, Radovish – 2, Gjevgjeli, Resnj, Shën Nikollë, Dellçevë, Vinicë dhe Demir Kapi – nga 1.
Nga 102 pacientë të shërua nga Shkupi janë 69, Manastiri dhe Kumanova – 7, Kavadari – 5, Prilepi – 3, Velesi, Tetova dhe Kërçova – nga 2, Gostivari, Shën Nikolla, Probishtipi, Strumica dhe Negotina – nga 1.
Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë kryer gjithsej 2.085.639 testime për COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë është 314.794. Numri i pacientëve të shëruar është 304.341, i të vdekurve 9.327, ndërsa i rasteve aktive është 1.126./21Media