Protesta e opozitës, qytetarët mbushin bulevardin kundër qeverisë
Prej orës 19:30 ka nisur protesta mbarëkombëtare para Kryeministrisë e thirrur nga Partia Demokratike kundër rritjes së çmimeve dhe nismës rajonale të Ballkanit të Hapur.
Së bashku me PD në protestë janë dhe partitë aleate sëbashku me LSI.
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë grumbulluar me mijëra qytetarë. Në orën 19:28 protestuesve i është bashkuar dhe kreu i PD-së, Sali Berisha.
Protesta po mbikqyret nga qindra forca policie që janë në gatishmëri./Oranews
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?