Obama i tronditur nga vdekja e mikut të tij, Shinzo Abe
Ish presidenti amerikan, Barack Obama lëshoi një deklaratë pas vrasjes së Shinzo Abe.
Obama, i cili punoi me Abe-n kur të dy ishin udhëheqës të vendeve të tyre përkatëse ka thënë se është i tronditur nga vrasja e mikut të tij.
“Ish-kryeministrit Abe ishte i përshkushtuar si për vendin të cilit i shërbeu ashtu edhe për aleancën e jashtëzakonshme midis ShBA-ve dhe Japonisë. Do ta kujtoj gjihtmonë punën që bëmë për të forcuar aleancën tonë përvojën emocionuese të udhëtimit në Hiroshima dhe Pearl Harbor së bashku”, u shpreh ai.
Ndryshe, Abe është qëlluar me armë zjarri në qytetin Nara gjatë një fjalimi. Ai është dërguar menjëherë në spital, ku edhe është bërë e ditur se 67-vjeçari nuk u mbijetoi plagëve të marra./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?