Kaloni te përmbajtja kryesore

Abdixhiku uron Bajramin: Të përpiqemi për mirësi e mbarësi të përditshme

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se festa e Kurban Bajramit është një ditë e veçantë në familjen e secilit, pasi gjithëherë ka bashkuar rreth njëri-tjetrit, siç dhe na ka rikujtuar domosdoshmërinë e ndarjes së të mirave me të tjerët.
“Të jesh afër në mirësi e të ndash aq sa ke me të tjerë në vështirësi, është pasuri njerëzore. Sot, derisa gjejmë veten të rrethuar me miq, fqinj e familjarë, përderisa shënojmë dashurinë dhe sakrificën tonë ndaj Zotit – le të përpiqemi për mirësi e mbarësi të përditshme e të pashtershme. Për vendin e shtetin; për shoqërinë dhe për njëri tjetrin. Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, më lejoni që t’ju urojë festën e Bajramit të Vogël. Festa dhe gëzimi qofshin përherë në familjet tuaja! Gëzuar!”, shkroi Abidixhiku.
Ndryshe, besimtarët myslimanë sot kremtojnë Kurban Bajramin. Kjo festë, e cila simbolizon sakrificën e besimtarëve ndaj Zotit dhe humanitetin ndërmjet njerëzve, nisi me faljen e namazit të sabahut dhe më edhe atë të Bajramit në të gjitha xhamitë e Kosovës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button