Ledri Vula sot feston ditëlindjen, urime e surpriza për reperin
Ledri Vula sot feston ditëlindjen, andaj që kur ora shënoi 00:00, ai filloi të marrë urime të shumta nga miqtë, fansat e familjarët.
Me rastin e ditëlindjes së 36-të, reperi në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi me vajzën në krahë, duke shkruar “babi 🎂” si përshkrim i këtij imazhi.
Urime për ditëlindjen, Vula mori edhe nga më të dashurit e tij. Nëna Xheraldina e uroi edhe përmes rrjeteve sociale, ndërsa tregoi se e kishte të vështirë të gjente fotografi të vitit 2022 së bashku më Ledrin.

Për ditëlindjen e djalit nuk kishte si të mungonte edhe një urim i ëmbël nga babai, “Urime dali i babushit”, ka shkruar Agron Vula krahas fotografisë ku shihet Ledri bashkë me vajzën Poem Blu, shkruan rtv21.tv.

E partnerja Sara Hoxha e uroi Ledrin duke thënë se e ka edhe shok të ngushtë. “Gëzuar ditëlindjen shoku im i ngushtë 💞”, ka shkruar ajo duke publikuar imazhe të bukura nëpër vite bashkë me djalin e ditëlindjes.


Ndërkaq, sa i përket projekteve muzikore, Vula nuk e ka ndërmend të ndalet.
Më 1 korrik u publikua “Gelato” nga Ledri në bashkëpunim me Ardian Bujupin, projekt ky i cili deri më tani ka grumbulluar mbi 3 milionë klikime në “Youtube”./21Media