Kosovarët festojnë me kallashnikov

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të përdorimit të armëve nëpër festa. Njëra në Marecë, e tjetra në Grashticë.
Në ditën e Bajramit menjëherë pas faljes së namazit ka pasur të shtëna me armë zjarri në fshatin Marec të Prishtinës.
Policia pas marrjes së informatës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur e konfiskuar 20-gëzhoja të armës automatike AK-47, dhe 41-gëzhoja të pistoletës.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur dje në fshatin Grashticë të Prishtinës, ku u arrestuan dy persona.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit në një ndejë familjare, dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri. Njësitet policore në vendin e ngjarjes dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre dhe objektet përcjellëse kanë gjetur e konfiskuar; një armë automatike AK-47 me karikator, katër pistoleta të ndryshme me karikator (njëra prej tyre me gas) 49-fishekë kalibër i ndryshëm, 44-fishekë me gas, dhe 349- gëzhoja kalibër i ndryshëm”, ka njoftuar Policia.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button