Kurti: Serbia paturpësisht mohon ekzistencën e gjenocidit në Srebrenicë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 27 -vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ka thënë se dëmi i shkaktuar nga gjenocidi nuk mund të riparohet, por ai mund të njihet duke u pranuar.
Kurit ka shkruar në “Facebook” se dëmi i shkaktuar nga gjenocidi i Srebrenicës është i shumëfishtë.

“Kur organet që do të duhej të dilnin e të kërkonin falje me përulje, dalin e paturpësisht mohojnë ekzistencën e gjenocidit”, ka shkruar ai.
Kreu i Qeverisë së Kosovës u shpreh se dëmi i shkaktuar transferohet secilin vit te dhimbja e nënave.

“Ai shkon përtej 8.273 burrave dhe djemve të vrarë. Përtej 30 mijë fëmijëve e pleqve të abuzuar e të shpërngulur me dhunë. Dëmi i shkaktuar transferohet secilin vit te dhimbja e nënave. Lotët e motrave. Traumat e përjetuara. Vuajtjet e pakontrolluara”, ka shkruar Kurti.

Edhe pas më shumë se dy dekada pas vrasjeve, ende vazhdojnë të gjenden varre masive. Identifikimi i viktimave është i vështirë, pasi trupat ishin copëtuar nga ekskavatorët që i hidhnin në varre.
Eshtrat e 50 viktimave, të gjetura së voni, do të varrosen në Qendrën Përkujtimore Potoçari – aty ku ndodhen varret e mbi 6,670 viktimave të tjera./21Media
 

Back to top button