Rrëmbehet një vajzë e mitur në Fushë Kosovë

Një vajzë e mitur derisa kishte qenë duke u kthyer në shtëpi në lagjen 29 të Fushë Kosovës, është rrëmbyer nga tre burra.
Rasti është raportuar në Polici të shtunën rreth orës 23:00.
“Viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë duke u kthyer në shtëpinë e saj, tre persona të panjohur e kishin futur në një veturë ngjyrë e zezë me targa vendore, por më pas kishte arrit të largohej nga vetura”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Policia ka njoftuar se viktimës i është ofruar tretman mjekësor për shkak se ishte shqetësuar.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin./21Media

Back to top button