Botërori i hendbollit, Universiteti i Prishtinës mposhtet nga spanjollet e UCLM
Ka përfunduar ndeshja e radhës në kuadër të Kampionatit Botëror të hendbollit për universitete.
Në kuadër të konkurrencës së femrave, Universiteti Hasan Prishtina pësoi humbje nga spanjollet e Universitetit UCLM.
Përgjatë 60′ minutave lojë të zhvilluara, spanjollet arritën të shënojnë plot 32 gola, në krahasim me vashat “Dardane” të cilat regjistruan vetëm 23 sosh.
Hendbollistja më e mirë e ndeshjes ishte spanjollja Alba Jurado Novillo me plot tetë gola të shënuara, kurse më e dalluara te Universiteti Hasan Prishtina ishte Elisa Mulaj me shtatë gola të realizuara.
Rezultati final i ndeshjes është 32:23 në favor të Universitetit spanjoll, UCLM.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?