Derivatet kanë këto çmime sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikoi sot çmimet e produkteve të naftës. Sipas tyre, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është:
1. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.75 euro për litër;
2. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.69 euro për litër;
3. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 euro për litër.
Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 12.07.2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë./21Media