Capital T do të hapë një shkollë të specializuar në Kosovë

Rep-artisti kosovar, Capital T, përveç se me angazhime të shumta në muzikë, ai po e zgjeron aktivitetin e tij.
Ai do të hapë një shkollë profesionale të arteve të përziera marciale, që siç ka njoftuar ai është e para në trojet shqiptare.
Reperi këtë lajm e ka dhënë në Instagram, duke thënë se një prej ëndrrave që ka po realizohet.
“Një prej ëndrrave të mia po realizohet, duke filluar nga shtatori 2022, shkolla e parë e specializuar në arte të përziera marciale në trojet shqiptare”, ka shkruar Capital T në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)


Ndryshe, Capital T në fund të muajit qershor ka publikuar këngën e re me titull “Dukat”. Ky projekt ka arritur mbi 7 milionë klikime në Youtube./21Media

Back to top button