Republika e vetëshpallur Popullore e Donetskut hap ambasadën në Moskë
Republika e vetëshpallur Popullore e Donetskut (DPR) hapi të martën ambasadën në Rusi.
Ambasadorja Olga Makeyeva dhe ministrja e Jashtme Natalia Nikonorova u thanë gazetarëve se diplomatët që përfaqësojnë DPR-në e mbështetur nga Rusia kanë marrë tashmë “një numër të madh” peticionesh nga qytetarët, me synimin për të adresuar problemet e tyre, sipas një raporti në të përditshmen ruse Kommersant.
Donetsk shtrihet në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, i cili ka pasur ofensivë të rëndë ruse në muajt e fundit. Në një lëvizje të denoncuar nga Perëndimi dhe Ukraina, Rusia ka njohur pavarësinë e vetëshpallur të DPR-së dhe Republikës Popullore të Luhanskut (LNR) – një ent tjetër separatist në Donbas – më 21 shkurt, tri ditë përpara se Rusia të niste luftën, shkruan CNN.
Hapja e ambasadës në Moskë të martën u zhvillua pa praninë e asnjë personazhi lartë të qeverisë ruse.
“Ne nuk mund të festojmë këtu kur bashkatdhetarët tanë po vdesin”, tha Makeyeva.
Siria është i vetmi vend përveç Rusisë që e njeh zyrtarisht DPR-në. Sipas Nikonorova, bisedimet për njohjen janë duke u zhvilluar me Korenë e Veriut.
Makeeva tha se përveç punës me qytetarët, rreth 20 anëtarët e saj të stafit do të trajtojnë edhe çështje politike.
“Ne duhet të punojmë me misionet diplomatike të përfaqësuara në Moskë. Por do të na duhet gjithashtu të përcjellim informacion të vërtetë rreth asaj që po ndodh në Republikë dhe, natyrisht, të zbatojmë politikën e jashtme të DNR në Rusi”, tha Makeeva./21Media