Dhjetëra të lënduar nga protestat në Sri Lanka
Të paktën 30 persona patën nevojë për trajtim spitalor për lëndimet e marra në protestat jashtë zyrës së kryeministrit të Sri Lankës të mërkurën.
Një infermiere në Spitalin Kombëtar të Colombo tha për CNN se shumë njerëz u dërguan për shkak të thithjes së gazit lotsjellës, ndërsa të tjerët patën prerje dhe mavijosje me gjasë nga përpjekjet për të kapërcyer gardhe. Infermierja nuk konfirmoi lëndime me armë zjarri.
Ambjentet e zyrës së kryeministrit u morën nga protestuesit të mërkurën pas një përplasjeje me policinë e armatosur.
Policia e Sri Lankës vazhdoi të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat gjatë gjithë ditës, sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes dhe dëshmitarëve lokalë./21Media