Llapi në sulm ndaj malazezëve, Batatina: Do të ketë ndryshime në formacion

Nesër me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja e Llapit ndaj ndaj Buduçnostit në kuadër të Ligës së Konferencës.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, në konferencë për media ka thënë se është i detyruar që të luajmë me skemë më sulmuese për shkak të humbjes 2-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar javën e kaluar.
“Nesër gjithsesi do të ketë ndryshime në formacion. Na duhet një taktikë e re, një formacion ndryshe sepse duhet ta ndjekim rezultatin. Ne jemi bërë gati për të dhënë maksimumin nesër dhe do të provojmë ta përmbysim rezultatin”, tha Batatina.
Ai më pas zbuloi se ende nuk ka marr konfirmime nëse do të ketë tifozë të Buduçnostit në “Fadil Vokrri”./21Media

Back to top button