A po hyjmë në një valë të re të pandemisë?
Edhe Kosova, disa javë pas shteteve të tjera, po përballet me numër të madh të rasteve të reja të infektimit me COVID-19. Në fakt tash e disa ditë me radhë, pothuajse çdo i treti person që po testohet rezulton pozitiv me virusin.
Kështu tha në Argument Plus të RTV21, Valbon Krasniqi, drejtor i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Krasniqi theksoi se janë bërë rreth tetë muaj që në vend nuk pati valë të re të pandemisë.
Tutje, Krasniqi bëri të ditur se në mesin e njerëzve tani po qarkullojnë të paktën dy nëntipe të variantit Omicron./21Media