Nisin procedurat për thirrjen e Kuvendit të LDK-së, Manaj: Vështirë të mbahet brenda javës

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka bërë të ditur se janë duke u zhvilluar procedurat teknike dhe verifikimi i nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit të LDK-së, për të cilin tha se ekziston urgjencë për t’u mbajtur.
Ai tha se aktualisht po verifikohen kërkesa dhe delegatët, në mënyrë që të përgatitet mbajtja e Kuvendit të partisë.
“Siç e dini është çështje e procedurës. Ju e dini që është dorëzuar kërkesa dhe janë duke u kryer të gjitha punët edhe teknike për thirrjen e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha ai.
Sipas Manajt, për shkak të zhvillimeve aktuale, mbajtja e Kuvendit konsiderohet urgjente.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?