Ricky Martin akuzohet për incest nga nipi 21 vjeçar

Ricky Martin po akuzohet se është përfshirë në një tjetër skandal.
Mbi Martin rëndon akuza se ai u përfshi në një marrëdhënie seksuale me nipin e tij.
Ky i fundit mohoi të gjitha akuzat me të cilat ngarkohet.
Avokati i Martinit, Marty Singer, thotë, “Për fat të keq, personi që e bëri këtë pretendim po lufton me sfida të thella të shëndetit mendor. Ricky Martin, natyrisht, kurrë nuk ka qenë – dhe nuk do të ishte kurrë – i përfshirë në asnjë lloj marrëdhënie seksuale ose romantike me nipin e tij.
Sipas viktimës, Ricky Martin ka ushtruar sulme fizike dhe psikologjike ndaj tij në lidhjen që kishin për shtatë muaj. Tani duke e ditur që ankuesi është vetë nipi i tij, dënimi me të cilin do të përballet artisti është krejtësisht i ndryshëm.
“Ideja jo vetëm që është e pavërtetë, por është e neveritshme. Ne të gjithë shpresojmë që ky njeri të marrë ndihmën për të cilën ka nevojë kaq urgjent. Por, mbi të gjitha, ne presim që ky rast i tmerrshëm të pushohet sapo një gjykatës të shikojë faktet”,ka thënë avokati i Martin.
Avokati i Martin foli për TODAY pasi thashethemet filluan të qarkullojnë në internet të premten.
Singer nuk e identifikoi nipin e Martinit me emër dhe nuk ishte menjëherë e qartë nëse nipi ka përfaqësim ligjor.
Ndryshe, Martin rrezikon 50 vjet burgim nëse ai shpallet fajtor.
Deklarata e avokatit të Martinit dhe akuza e re ndaj tij vijnë vetëm një javë pasi një gjykatës i Porto Rikos lëshoi ​​një urdhër ndalimi ndaj këngëtarit./21Media

Back to top button