Skuadra italiane prezanton Arlind Ajetin

Skuadra italiane prezanton Arlind Ajetin, kanë një mesazh interesant për Chelsean
Qendërmbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti ka ndryshuar sërish skuadër. Ai së fundi ka kompletuar kalimin te skuadra italiane Pordenone e cila garon në divizionin e tretë të futbollit italia, Serie-C.
Në prezantimin e tij në faqen zyrtare, Pordenone ka përfshirë edhe skuadrën e Chelseat dhe qendërmbrojtësin e sapo transferuar atje nga Napoli, Kalidou Koulibaly.
Në njoftimin zyrtar të lëshuar nga klubi në faqen zyrtare të tyre është targetuar edhe faqja zyrtare e Chelseat, përkatësisht njoftimi për blerjen e Koulibalyt dhe mbi të është vendosur përshkrimi ku thuhet:
“Ju keni KK (Kalidou Koulibalyn), ne kemi AA (Arlind Ajetin)”.

Back to top button