Sistemet kompjuterike të qeverisë shqiptare nën sulm masiv kibernetik

Sipas një njoftimi të dhënë mengjesin e sotëm (17 korrik) faqet e një pjese të institucioneve qeveritare të Shqipërisë që ofrojnë shërbime kanë rënë.
Agjencia Kombetare e Shoqerisë së Informacionit portali qeveritar i cili shërben për marrjen e shërbimeve elektronike nga qytetarët nuk ishte i aksesueshëm.
Rreth mesditës Kryeministria përmes një deklarate për shtyp njoftoi se Shqipëria është gjendur ditën e sotme nën një sulm masiv kibernetik, të pandodhur kurrë më parë.
“Sulmi kriminal kibernetik rezulton të jetë i sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë Shqipërisë. Për të mos lejuar që kjo goditje të dëmtojë sistemin e informacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare”, njofton Kryeministria.
Sipas njoftimit sistemet qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e sulmeve armike.
Nëse klikojmë në faqen përkatëse nuk mund të aksesojmë asgjë.
Gjithashtu vërehet se nuk mund të aksesohet as e-Albania./oranews

Back to top button