Vetura përplaset me kalin, lëndohet shoferi e kafsha ngordh

Një person është lënduar në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 02:30 në Raushiq të Pejës.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova për portalin rtv21.tv bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një kali.
Deri te aksidenti ka ardhur pasi kafsha pa mbikëqyrje nga askush është goditur nga vetura, duke e kaluar rrugën. Kafsha ka ngordhur dhe vozitësi ka pësuar lëndime trupore”, tha Rugova/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button