Ten Hag lë të kuptohet se Ronaldo do të qëndrojë në Man UTD
Cristiano Ronaldo mund të qëndrojë edhe për dy vjet tjera në Manchester United, sipas trajnerit Erik ten Hag.
Mundësitë janë të mëdha që ai ta zgjasë kontratën e tij, pasi bisedat për një transfer të mundshëm po shuhen.
Tani për tani, ylli portugez spekulohet se mund të lëviz drejt Chelseas, Bayern Munich, Sporting dhe Atletico Madrid.
Man UTD pohojnë se nuk kanë ndërmend ta shesin. Ata pretendojnë ta mbajnë atë në Old Trafford deri në vitin 2024.
Ronaldo po hyn në vitin e fundit të kontratës fillestare për të cilën ra dakord kur u kthye në Angli në vitin 2021.
Ten Hag pretendon se ka mënyrat e tij se si do ta bëjë Ronaldon të qëndrojë në ekip, por ka edhe dyshimet e tija se sa mund t’i përshtatet lojtari sistemit të trajnerit./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?