Dafina Zeqiri thyen dhëmbin pas koncertit
Këngëtarët e skenës shqiptare sezona e verës i gjen të angazhuar me koncerte të shumta.
E shpesh ndodh që artistët përballen me situata të ndryshme gjatë performancave të tyre në koncerte. Këngëtares së njohur, Dafina Zeqirit i ndodhi e papritura pas koncertit.
Ajo përmes një postimi në Intsagram ka treguar se pas koncertit Dafina e ka thyer dhëmbin e saj.
“Kur e thyen dhëmbin pas koncertit… Çfarë thënie ka, a thua?”, është mbishkrimi që Dafina e la mbi foton e publikuar në Instastory.
Projekti “Malli” është projekti i fundit i Dafinës që është publikuar më 8 korrik dhe deri tani në Youtube ka arritur 3 milionë e 356 mijë 613 klikime./21Media