U martuan aktorët e njohur turq që u dashuruan në serial
Dyshja e njohur e kinematografisë turke, Serkan Çayoğlu dhe Özge Gürel lidhjen e tyre 7-vjeçare e kurorëzuan me martesë.
Çifti i njohur u martuan dje, ku në rrjetet sociale publikuan pamje nga dita e tyre më e rëndësishme.
Serkani dhe Ozge do jetojnë në Gjermani.
“Jemi shumë të lumtur. Na pëlqen të udhëtojmë së bashku. Gjithashtu gjejmë mënyra për të kaluar kohën tonë në në shtëpi. Jam i lumtur ta shoh atë në mëngjes.” tha ndër tjera aktori.
Në anën tjetër aktorja u shpreh, “Jam shumë me fat! Çdo ditë hap sytë me dashuri, është një fuqi e mrekullueshme të kesh në këtë jetë dikë që të vlerëson… Jemi një çift i dashuruar dhe jetojmë jetën”.

Dashuria mes tyre lindi gjatë xhirimeve të një seriali para 7 viteve./21Media