Tinguj muzikor nga objektet shtëpiake

Një bend gjerman realizon muzikë unike. Ata interpretojnë jo në instrumente muzikore, por për të nxjerr tinguj sa më të veçuar i bien objekteve të ndryshme shtëpiake, përfshirë këtu kova, printerë, fshesa elelktrike e objekte të tjera.
Bendi Klangphonics përbëhet nga bateristi Beni që është 23 vjeçar, perkusionisti Markus që është 36 vjeçar dhe kitaristi Maxl që është 27 vjeçar.
Ata zakonisht preferojnë të komibojnë insturumentet tradicionale me ato shtëpiake, nga të cilat nxjerrin tinguj të muzikës tekno.
Qëllimi i tyre po ashtu është që të realizojnë video interesante për fansat e tyre, e që nuk janë të paktë, në veçanti në mediet sociale.
Videot e tyre shikohen nga miliona persona.
Klangphonics tani më në fund filluan të performojnë këtë lloj muzike tekno edhe live në vendngjarje muzikore në Evropë./21Media




 

Back to top button