Vdiq aktorja Rebecca Balding
Aktorja Rebecca Balding vdiq në moshën 73 vjeçare pas betejës me kancerin.
Aktorja që njihej për rolin e saj në Soap and Charmed, vdiq në shtëpinë e saj në Park City, Utah.
Rebecca ishte e martuar dhe historia e njohjës me bashkëshortin e saj ishte shumë e veçantë.
Ata u njohën gjatë përmbledhjes së kastit të aktorëve të një filmi.
“Isha duke bërë kastin e filmit. Rebecca erdhi në audicion. Ne biseduam, e më pas ajo u largua. Unë i thashë producentit ‘Unë mund të martohem me këtë vajzë”, ka thënë Conway.
Balding lindi në shtator të viti 1948 në Little Rock, Arkansas dhe ka studiuar në Universitetin e Kansasit përpara se të fokusohej në karrierën e saj si aktore.
Karriera e Balding nisi në shfaqjet televizive si The Bionic Woman, The Tony Randall Shoë, Barnaby Jones, The Rockford Files, Starsky&Hutch dhe Supertrain./21Media