Sanksionohen 165 shoferë

Në territorin e Qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar 165 masa në kuadër të kontrolleve të përforcuara në sferën e komunikacionit, mes të cilave për drejtim automjetesh mbi shpejtësinë e lejuar 60 sanksione, 11 masa për drejtim automjeti pa patent shofer, nëntë sanksione për kundërvajtje që i bëjnë drejtuesit e motoçikletave.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot informojnë se janë shqiptuar gjashtë masa për shfrytëzim të telefonave celularë, 11 sanksione për mosrespektim të përparësisë së kalimit, shtatë sanksione për automjete të paregjistruara, gjashtë sanksione për kalim në semafor të mbyllur.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MBP njoftojnë se u bëjnë thirrje qytetarëve t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë./21Media

Back to top button