Punëtorët teknik dhe të sigurimit fizik të institucioneve shëndetësore paralajmërojnë grevë

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik te Sektorit Privat te Kosovës paralajmëron se është duke u përgatitur për protesta dhe greva.
Kjo për arsye se sipas Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat (SPSP) punëtorët Teknik dhe ata të sigurimit Fizik nuk janë përfshirë në shtesat e stafit mjekësor të cilat Qeveria e Kosovës i miratoi dje.
“Kemi reagime te shumta nga punëtorët e Sigurimit Fizik dhe atyre Teknik, se që nga e Marta e javës se ardhshme date 26.07.2022, nuk do të kryejnë më shërbime në asnjë Institucion Publik Shëndetësor. Ata deklarohen: “ ne nuk kemi shëndet të ju falim qeveritarëve te pa përgjegjshëm dhe na imponohet që për shëndetin tonë te veprojmë në këtë mënyrë, për ne ky veprim i qeveritarëve është jo njerëzor dhe ne nuk do te tolerojmë më të shkelemi”. “, thuhet në njoftimin e SPSP.
Ndërsa,  bëhet e ditur se nga kjo kategori tashmë janë të infektuar mbi 40 person me COVID-19.
Punonjësit shëndetësorë do të iu vazhdohet pagesa e shtesave prej 10 përqind të pagës bazë. Ky vendim u mor dje në mbledhjen e Qeverisë./21Media

Back to top button