Dy viktima, 788 raste të reja me Covid/ Memedoviq: Nuk do të ketë masa shtesë
Pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19, Komisioni Për Sëmundje Ngjitëse vlerëson se nuk ka nevojë për masa shtrënguese dhe se Maqedonia e Veriut mbetet në zonën e gjelbër, kjo për shkak se ende nuk ka ngarkesë të spitaleve.
Sipas analizave të KSI-së, ngarkesa më e madhe për momentin është te mjekët amë dhe për këtë do të riorganizim të sistemit primar shëndetësor. Sipas raportit të fundit të Institut për Shëndet Publik, në 24 orët e fundit janë regjistruar 2 viktima, janë regjistruar 788 raste të reja me Covid-19 dhe 541 pacientë janë shëruar.
“Gjatë javës së ardhshme do të fillojnë me punë 5 ambulante kovid në Shkup, ky është qyteti që për momentin është më i ngarkuar me të sëmurët nga Kovidi dhe mendojmë se kjo do të jetë zgjidhje e mirë. Këto ambulanca do të vendosen në hapësirat e Shtëpisë së shëndetit Shkup, dhe do të jetën në 5 poliklinikat më të mëdha në Shkup, në Idadija, Gjorçe Pçetrov, Jane Sandanski, Çento dhe Çair. Me ekzistimin e ambulanteve kovid, kështu të disperzuara në territorin e Shkupit, qytetarët do të mund më lehtë dhe më shpejtë t’i marrin trajtimet kundër Kovidit dhe do të lehtësohet barra e mjekëve amë”, deklaroi Zllate Memedoviq, zëdhënës i KSI-së, shkruan TV21./21Media