Drita arrë e fortë për Antwerpin, ndeshja mbyllet me rezultat të barabartë

Përfundoi ndeshja ndërmjet skuadrës së Antwerpit dhe asaj të Dritës, e vlefshme kjo për raundin e dytë kualifikues së Ligës së Konferencës.
Pas 90’ minutave lojë si mysafire në stadiumin “Bosuilstadion”, Drita ishte arrë e fortë për skuadrën belge, Antwerp, pasi që rezultati final tregon 0:0.
Përgjatë gjithë ndeshjes gjilanasit ishin skuadra inferiore, ku arritën të regjistrojnë vetëm gjashtë tentime për gol, krahas 27 sosh sa kishte Antwerpi.
Por, këto tentime nuk i mjaftuan belgëve, pasi skuadra e Ardijan Nuhiut arriti ta mbajë vetën deri në fund të ndeshjes dhe ta mbajë portën e paprekur në takimin e parë mes këtyre dy skuadrave.
Ndërkaq, pas këtij suksesi si mysafire, Drita tani do të synojë vetëm kualifikimin tutje, ku mund ta gjejë atë në ndeshjen e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri”, si vendase më datën 28 të këtij muaji.
Rezultati final i ndeshjes është 0:0.

Back to top button