Ukraina përjashton marrëveshje të drejtpërdrejtë me Rusinë për grurin
Ukraina do të nënshkruajë një marrëveshje vetëm me Turqinë dhe OKB-në për rifillimin e eksporteve të grurit nga Deti i Zi, sipas një zëdhënësi të qeverisë.
Duke folur para nënshkrimit të sotëm, ndihmësi i presidentit Mykhaylo Podolyak përjashtoi çdo marrëveshje të drejtpërdrejtë me Rusinë.
“Ukraina nuk nënshkruan asnjë dokument me Rusinë. Ne do të nënshkruajmë një marrëveshje me Turqinë dhe OKB-në,” tha ai përmes në Twitter, duke shtuar se Rusia do të nënshkruajë një marrëveshje të veçantë “pasqyrë”./21Media