95 pacientë me COVID-19 në spitale, MSH: Ndihmoni në përballimin e valës së re
Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 95 pacientë me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka thënë se rritja e rasteve tani po përcillet me shkallë gati të njëjtë të shtrimeve në spital sikurse vala e kaluar.
“Kur në janar kaluan 1 mijë e 500 raste ditore të COVID-19, kishte mbi 90 pacientë të shtruar në spitale për trajtim nga COVID-19, duke arritur në 229 pacientë të shtrirë. Aktualisht në spitalet tona ka 95 pacientë që po marrin trajtim spitalor për COVID-19”, ka thënë MSH-ja, duke ftuar qytetarët që të ndihmojnë në përballimin e valës së re të COVID-19, përmes vaksinimit.
Kujtojmë se të premten në Kosovë janë konfirmuar 1 mijë e 390 raste të reja me COVID-19 nga 3 mijë e 716 testime të kryera. Ndërsa një qytetar nga Prishtina, mbi 70 vjeç, ka humbur betejën me virusin./21Media