Prezantohet filmi “Dungeons and Dragons: Honor Among Thieves” në Comic-Con
Në prezanimin e filmit të ri “Dungeons and Dragons: Honor Among Thieves”, që u bë në kuadër të ngjarjes vjetore Comic-Con në San Diego, ishin të pranishëm aktorët e tij: Chris Pine, Hugh Grant, Rege-Jean Page e të tjerë.
Ky film bazohet në video-lojën me këtë titull, si dhe serialin e animuar me po këtë titull.
Aktori Hugh Grant për pjesëmarrjen në këtë ngjarje për prezantimin e këtij filmi tha se është hera e parë që paraqitet atje dhe se po kalon mirë. Ai u shpreh se të gjithë sillen mirë me të. Grant tregoi se më parë nuk është paraqitur në ndonjë film me superheronj dhe është fikësuar paksa se si do ta presë publiku. Por tani ndihet mirë.
Një aktor tjetër britanik që luan në këtë film është edhe Regé-Jean Page. Edhe ai bëri debutimin në San Diego në këtë festival.
Page u shpreh se është hera e parë që ndodhet atje dhe se është shumë i emocionuar. Ai tha se ndihet i relaksuar tani që puna e të gjithëve po paguhet pasi që kanë pritur gjatë të prezantohet atje. Page tha se për të para së gjithash është privilegj i madh të ndajë filmin me fansat e tyre.
Aktorja SophiaLlillis në “Dungeons and Dragons: Honor Among Thieves” luan rolin e Komo Doris. Ajo në Comic-Con tha se ndihet shumë mirë që po mer pjesë sërish në këtë ngjarje, sepse hera e parë që është paraqitur atje ishte me filmin It dhe kjo ishte shumë kohë më parë. Kështu që të sheh kaq shumë njerëz atje pas shumë kohësh është shumë emocionuese për të dhe është e lumtur që ndodhet atje.
John Francis është bashkëregjisor i filmit “Dungeons and Dragons: Honor Among Thieves.” Ai deklaroi se më parë ka pasur stres, sepse është përgatitur për ta prezantur filmin në këtë ngjarje, e tani është shumë i relaksuar. Ai tha se filmi i përshtatet çdo fansi të tyre dhe se atyre në këtë ngjarje duhet tu flasin më shumë stripit dhe ngjarjes në të, sepse kanë shumë për të folur për të.
Filmi “Dungeons and Dragons: Honor Among Thieves” do të lansohet në mars të vitit të ardhshëm./21Media