Zhvillimet në veri, Sveçla: 11 qytetarë janë lënduar
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tregoi se gjatë zhvillimeve të djeshme, 11 qytetarë janë lënduar, ndërsa janë dëmtuar edhe disa vetura të qytetarëve dhe të Policisë së Kosovës.
Sveçla deklaroi se për kë Policia ka filluar hetimet.
“Nga zhvillimet e djeshme kemi 11 qytetarë të Republikës së Kosovës të cilët janë të lënduar, të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa janë dëmtuar edhe disa vetura të qytetarëve dhe policicsë së Kosovës për këtë Policia ka filluar hetimet”, tha ndër tjera Sveçla.
Ai tutje shtoi se deri tani autoritetet kosovare kanë lëshuar 1 mijë e 501 dokumente për hyrje-dalje në territorin e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media tha se në momentin kur të hiqen barrikadat, shtyhet zbatimi i dy vendimeve të Qeverisë.
Dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak po vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të bllokimit të rrugëve nga protestuesit serbë në veri të Mitrovicës./21Media