Shfaqet një gropë misterioze
Autoritetet kiliane po hetojnë një gropë misterioze që u shfaq gjatë fundjavës në një zonë minerare në veri të vendit.
Pamjet me dron tregojnë një vrimë të madhe në tokë të operuar nga Lundi Mining i Kanadasë, transmeton rtv21.tv.
Shërbimi Kombëtar i Gjeologjisë dhe Minierave të Kilit, Sernageomin, ka dërguar personel të specializuar në zonë, e cila është rreth 665 km në veri të kryeqytetit, Santiago./21Media