Çfarë ka të vërtetë rreth raporteve jo të mira mes Shakirës dhe gruas së Messit?
Shakira vazhdon të strehohet te fëmijët e saj pas ndarjes me partnerin e saj, Gerad Piqué . Kjo u demonstrua në javët e fundit, ku mund ta shihnim duke udhëtuar me të vegjlit e saj nëpër Meksikë, Shtetet e Bashkuara, Miami dhe Los Angeles.
Pas këtyre ditëve cilësore me Sashën dhe Milanin , këngëtarja ka publikuar në rrjetet e saj sociale një foto të të treve së bashku me mesazhin “Dashuria më e pastër”.
Publikimi pati mijëra komente, por duhet theksuar ai i Antonela Roccuzzo , bashkëshortja e Lionel Messit dhe me të cilën ishte spekuluar se këngëtarja kishte një grindje, përcjell portali rtv21.tv
Antonella publikoi disa emoji zemre në shenjë mbështetjeje dhe për t’i dhënë fund spekulimeve njëherë e mirë.
Thashethemet për marrëdhënien e tyre të keqe vijnë prej vitesh, por ato u bënë më të forta kur as kolumbianja dhe as Pique nuk morën pjesë në festën e lamtumirës që u organizua kur Lionel Messi u largua nga FC Barcelona.
Për më tepër, të shumtë janë ata që thonë se të dyja gratë nuk shkojnë mirë sepse argjentinasi është mik i ngushtë i Nuria Tomás , ish-të dashurës së Gerard Pique./21Media