Kur duhet te paraqiteni të mjeku në rast që shtatzënia nuk ndodh?
Nëse ju keni muaj që po provoni të mbesni shtatzënë dhe një gjë e tillë nuk po ndodh, atëherë gjinekologu- obstetër turk, Muharrem Karacaer në programin “Për ditë të mbarë” në RTV21 tregoi se kur pacientët duhet të drejtohen te doktori.
Ai tha se femrat nën moshën 35 vjeç nëse nuk kanë ndonjë sëmundje mund të presin deri në një vit, ndërsa femrat e moshës mbi 35 vjeç mund të presin gjashtë muaj, kurse ato mbi 38 vjeç sipas Karacaer duhet të paraqiten menjëherë te mjeku.
Doktori po ashtu dha këshilla se si të rriten shanset për të mbetur shtatzënë. Tregoi se duhet të përcillet periudha e ovulacionit te femrat për të arritur një shtatzëni. Ai tha se vetëm 20% e çifteve arrijnë një shtatzëni brenda një muaji./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?