38 pacientë me koronavirus të hospitalizuar, përfshirë edhe një foshnjë

38 pacientë me Covid-19 janë duke marrë trajtim spitalor në Klinikat në QKUK.
Sipas njoftimit për media, Klinika e Gjinekologjisë nuk ka asnjë pacientë të infektuar me koronavirus.
Ndërkaq, në Klinikën Infektive janë 9 pacientë + 1 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnjë
Mjekim Intensiv Qendror, 2 raste të intubuara
Spitali i Gjakovës, 6 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 8 pacientë
Spitali i Gjilanit, 3 pacientë.
Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë sot ka bërë të ditur se janë 5.732 raste aktive me Covid-19 në vend.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 413 raste me koronavirus. Në të njëjtën periudhë kohore janë regjistruar 331 pacientë të shëruar.
Ndërkaq, numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve është 67./21Media

Back to top button