Sot në Bruksel mbahet takimi Kurti-Vuçiq
Në Bruksel sot nga ora 10:30 do të mbahet takimi i nivelit të lartë të dialogut Kosovës-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së.
Zyra e informacionit e BE-së ka bërë të ditur se takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq do zhvillohet edhe me pjesëmarrjen edhe të emisarit special evropian për dialogun Miroslav Lajçak.
Takimi do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit. Ai gjithashtu do të trajtojë çështjet aktuale dhe do të synojë zbutjen e tensionit aktual në terren, thuhet në njoftim.
Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell do të zhvillojë gjithashtu takime të veçanta me secilin lider.
Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Borrell.
Kryeministri Kurti dje në Bruksel ka zhvilluar takime me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak, emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, si dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-së Jens Stoltenberg./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?