Mbi 3 mijë raste aktive me Covid-19

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 3 mijë e 191.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në gjithë vendin janë regjistruar 224 raste të reja.
Prej fillimit të procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 835 mijë e 156 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904 mijë e 83 qytetarë.
Deri më sot 824 mijë e 416 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 104.896 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1 mijë e 659 persona./21Media

Back to top button